Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani ngre akuza ndaj gazetarëve pas raportimit të BBC-së për vdekjen e protestueses 16-vjeçare

Nika Shakaram

Autoritetet e Iranit kanë ngritur akuza kundër një numri gazetarësh dhe aktivistësh pas publikimit të një raporti nga BBC që pretendonte se pjesëtarë të forcës së sigurisë së Iranit sulmuan seksualisht dhe vranë një protestuese 16-vjeçare. 

Agjencia e lajmeve “Mizan” e drejtuar nga gjyqësori iranian, e përshkroi hetimi e “BBC Eye” për vdekjen e Nika Shakaramit në vitin 2022 si “të rremë, të pasaktë dhe me plot gabime”. 

Nuk identifikoi personat që ka akuzuar për “prishje të sigurisë psikologjike të shoqërisë”. 

Por, dy gazetarë iranianë që kishin komentuar raportin në internet, thanë se prokurorët kanë hapur rast kundër tyre. 

Njëri prej tyre, Mohammad Parsi, shkroi në “X” se Prokuroria e Teheranit e ka thirrur pas publikimit të një “artikulli për Nika Shakaramin dhe detajet e vrasjes së saj”. 

Edhe Dokumenti sekret tregon se forcat iraniane ngacmuan dhe vranë protestuesen adoleshente Botë Dokumenti sekret tregon se forcat iraniane ngacmuan dhe vranë protestuesen adoleshente

E dyta, Marzieh Mahmoodi, postoi se “nuk dihen as akuzat dhe as detajet”. 

Të mërkurën, ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, hodhi poshtë gjetjet e BBC-së, duke i cilësuar si komplot të armiqëve të Iranit. Ishte komenti i parë publik që nga botimi i tekstit të BBC-së. 

“Armiqtë dhe mediat e tyre kanë përdorur raporte të rreme dhe joreale, për të kryer operacione psikologjike”, u tha ai gazetarëve. 

Vahidi tha se ishte përpjekje për të larguar vëmendjen nga protestat aktuale propalestineze në SHBA si dhe nga sulmi me raketa dhe dronë i Iranit ndaj Izraelit muajin e kaluar. 

Edhe Irani ia vrau vajzën adoleshente, tani ajo po përballet me regjimin Botë Irani ia vrau vajzën adoleshente, tani ajo po përballet me regjimin

Në raportin që thuhet se ishte e forcave të sigurisë së Iranit, u konstatua se Nika u vra nga tre pjesëtarë të këtyre forcave. 

U tha se ajo fillimisht u ngacmua seksualisht brenda një furgoni e më pas u rrah për vdekje dhe trupi i saj u hodh në një park në Teheran.