Stërvitjet detare të organizuara nga Irani me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Omanit dhe të vëzhguara nga nëntë vende të tjera filluan në Oqeanin Indian të shtunën, njoftoi televizioni shtetëror i Iranit. Sipas “Press TV”, stërvitjet e quajtura “IMEX 2024”, kanë për qëllim rritjen e “sigurisë kolektive në rajon, zgjerimin e bashkëpunimit shumëpalësh dhe shfaqjen e vullnetit të mirë dhe aftësive për ta ruajtur paqen, miqësinë dhe sigurinë detare”.
Sipas raportimeve në mediumi shtetëror, pjesëmarrësit do të praktikojnë taktika për të garantuar sigurinë ndërkombëtare të tregtisë detare, për të mbrojtur rrugët detare, për të rritur masat humanitare dhe për të shkëmbyer informacion mbi operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës.
Stërvitjet ndodhin në kohën kur lufta në Lindjen e Mesme është zgjeruar.
Në përgjigje të tensioneve rajonale me Shtetet e Bashkuara, Irani ka rritur bashkëpunimin e tij ushtarak me Rusinë dhe Kinën. Në mars, Irani, Kina dhe Rusia zhvilluan stërvitjen e tyre të pestë të përbashkët detare në Gjirin e Omanit. Vendet që vëzhgojnë stërvitjet aktuale përfshijnë Arabinë Saudite, Katarin, Indinë, Pakistanin, Bangladeshin dhe Tajlandën.
-
Rusia, Irani e Kina zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare
-
Kina dhe Rusia nisin ushtrime të përbashkëta ushtarake
-
Irani nis stërvitjet e para ushtarake që prej luftës 12-ditore me Izraelin
-
Irani do të zhvillojë bisedime me partnerët nga Kina e Rusia
-
Rusia e Kina me stërvitje të përbashkëta ushtarake, Putini thotë se duhet të jenë të përgatitur