Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani liron rreth 70 mijë të burgosur shkaku i koronavirusit

Foto: Reuters

Përhapja e koronavirusit në Kinë e në Kore të Jugut duket se po shënon rënie, ndërsa vende tjera nëpër botë po ndërmarrin masa drastike për të frenuar përhapjen e virusit.

Irani ka liruar përkohësisht rreth 70 mijë të burgosur si pasojë e koronavirusit, ka njoftuar të hënën shefi iranian i gjyqësorit Ebrahim Raisi, sipas ueb-faqes së lajmeve “Mizan”, që merret me gjyqësor, raporton economictimes.

“Lirimi i të burgosurve, deri në pikën që nuk krijon pasiguri në shoqëri… do të vazhdojë”, tha ai, transmeton KOHA.

Raisi nuk ka specifikuar nëse ose kur do të kthehen në burg të liruarit.

Në Iran janë shënuar 49 raste me fatalitet nga COVID-19.