Qeveria iraniane ka paralajmëruar Perëndimin se vendi mund ta çojë përpara programin e zhvillimit të armëve bërthamore po qe se sanksionet goditëse ndaj Teheranit mbesin në fuqi.
Komentet e ministrit të Inteligjencës përbëjnë reflektimin e synimeve të kahershme të vendit për zgjerimin e programit bërthamor, për të cilin vendi insiston se është i destinuar vetëm për synime paqësore.
Më herët lideri suprem i Iranit kishte nxitur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’ia heqin vendit të gjitha sanksionet në rast se e synojnë respektimin e marrëveshjes bërthamore të 2015-s me fuqitë botërore.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja, pavarësisht të gjithave, nuk do ta hedhë hapin e parë.
Ministri iranian nuk i ka specifikuar hollësitë e paralajmërimit.
Irani ka paralajmëruar disa herë zgjerimin e programit, pas tërheqjes së ish-presidentit Donald Trump nga marrëveshja ndërkombëtare për frenimin e kapaciteteve bërthamore të Teheranit.
-
Irani i gatshëm për kompromise për marrëveshje bërthamore me SHBA-në
-
Irani dhe fuqitë evropiane do t’i vazhdojnë bisedimet për programin bërthamor në javën e ardhshme
-
Irani i gatshëm të limitojë programin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve
-
Trump: S’do të kishte bisedime nëse Irani s’do të pajtohej për inspektime bërthamore
-
Irani thotë se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me SHBA-në