Irani është i gatshëm të kufizoj programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, siç bëri në vitin 2015 gjatë një marrëveshjeje historike me fuqitë botërore, ka thënë të hënën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit.
“Kjo nuk është diçka e re. Ne kemi thënë se për të ndërtuar besim në lidhje me natyrën paqësore të programit tonë bërthamor, ne jemi gati të ndërmarrim një sërë veprimesh me kusht që sanksionet e padrejta të hiqen", ka thënë Esmail Baghaei.
Komentet vijnë pas vizites së javës së kaluar të një zyrtari të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Iran.
Marrëdhëniet midis Iranit dhe dhe IAEA-s u përkeqësuan pas sulmeve ajrore 12-ditore të zhvilluara nga Izraeli dhe SHBA-ja në qershor, e cila goditi objektet kryesore bërthamore iraniane.
Bordi i IAEA-së ka thënë më 12 qershor se Irani kishte shkelur detyrimet e tij për kufizim të programit bërthamor , një ditë para sulmeve ajrore të Izraelit mbi Iranin.
E Bagahei ka thënë se bisedimet me mbikëqyrësin bërthamor do të vazhdojnë brenda ditësh.