Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duhet të heqë disa sanksione ndaj Iranit për të treguar se e ka qëllim ringjalljen e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore me Teheranin, ka thënë të dielën Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian.
“Nëse Bideni ka synime të heqë sanksionet dhe të kthehet në marrëveshjen bërthamore, ai duhet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për të treguar vullnetin e tij të mirë në vend që të aplikojë sanksione ndaj personave fizikë dhe juridikë në Iran”, ka thënë kryediplomati iranian, raportoi Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmirabdollahian ka pretenduar se në shumë raste amerikanëve u është thënë që duhet të paraqesin praktika para marrëveshjes.
“Për shembull duke liruar disa nga asetet e Iranit të mbajtura në bankat e huaja”, ka shtuar ai.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në bisedime indirekte në Vjenë gjatë vitit të kaluar për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump është tërhequr nga kjo marrëveshje duke vendosur sanksione ndaj këtij vendi.
Negociatat kanë ngecur pasi Teherani dhe Uashingtoni fajësojnë njëri-tjetrin për dështimin që të marrin vendimet e nevojshme politike për të zgjidhur çështjet e mbetura.