Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani ekzekuton shtetasin britaniko-iranian, Alireza Akbari

Është ekzekutuar në Iran shtetasi i dyfishtë britaniko-iranian, Alireza Akbari, i cili u dënua me vdekje, ka raportuar media shtetërore iraniane.

Familjes së Akbarit iu kërkua të shkonte në burgun e tij për një "vizitë përfundimtare" të mërkurën dhe gruaja e tij tha se ai ishte transferuar në izolim, raportoi BBC-ja të shtunën.

Ish-zëvendësministri iranian i Mbrojtjes u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua për spiunazh për Britaninë e Madhe, gjë të cilën ai e mohoi.

Britania e Madhe i kishte kërkuar Iranit të ndalonte ekzekutimin dhe ta lironte menjëherë.

Të premten, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly paralajmëroi se "Irani nuk duhet të ndjekë kërcënimin brutal të ekzekutimit".

“Ky është një akt i motivuar politikisht nga një regjim barbar që ka shpërfillje totale për jetën njerëzore”, shkroi Cleverly të mërkurën në Tëitter.

Edhe Shtetet perëndimore dënojnë vendimin e Iranit për ekzekutimin e Akbarit Botë Shtetet perëndimore dënojnë vendimin e Iranit për ekzekutimin e Akbarit

Media zyrtare e gjyqësorit iranian “Mizan” raportoi gjithashtu se Alireza Akbari ishte varur, pa dhënë një datë të saktë për ekzekutimin.

Irani postoi një video të Akbarit këtë javë duke treguar atë që dukej të ishte rrëfim i detyruar.

BBC Persian transmetoi një mesazh audio të mërkurën në të cilin Akbari tha se ishte torturuar dhe detyruar të rrëfente në kamera për krimet që nuk i kishte kryer.