Irani e ka pajisur Rusinë me qindra raketa këtë vit, ka thënë një burim për Reuters.
Përafërsisht 400 janë shpërndarë në katër dërgesa, derisa shumë të tjera pritet të dërgohen në javët në vijim, ka thënë burimi iranian.
Dërgesat përfshijnë armë balistike me rreze të shkurtër veprimi si Zolfaghar, dhe një raketë e lëvizshme rrugore e aftë për të goditur objektivat në një distancë prej 185 deri në 435 milje, thonë ekspertët.
“Do të ketë më shumë dërgesa. Nuk ka arsye pse të mbahet e fshehtë. Ne e kemi të lejuar të eksportojmë në çfarëdo vendi që duam”, ka thënë burimi.
Lufta në Ukrainë është gati të hyjë në vitin e tretë, derisa Rusia së fundmi ka përparuar, duke e marrë nën kontroll qytetin kyç lindor, Avdiivka.
-
BE-ja thotë se ka informacione të besueshme se Irani i ka dërguar raketa Rusisë
-
SHBA-ja e alarmuar nga mundësia që Irani ta ketë furnizuar Rusinë me raketa
-
SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë
-
“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane
-
Irani hakmerret, sulmon bazën amerikane në Katar – mohohet sulmi në Irak