Irani do t’i ndjekë hapat që janë në përputhje me interesat e veta, ka thënë zëdhënësja qeveritare, Fatemeh Mohajerani të martën, kur është pyetur nëse do të ketë bisedime direkte me administratën e Trumpit.
“Çfarëdo që i siguron interesat e vendit dhe vlerat e revolucionit, do të ndiqet nga qeveria”, ka thënë Mohajerani për një gazetar, sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve të Studentëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk ka pasur raportime se Donald Trumpi ose ekipi i tij janë duke planifikuar bisedime të tilla, teksa përgatitet t’i rikthehet presidencës së SHBA-së, raporton Reuters.
Trumpi e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e 2015-s me fuqitë botërore, gjatë mandatit të tij të fundit në vitin 2018 dhe ka rivendosur sanksione të cilat kanë ndikuar rëndë në ekonominë e Iranit.
“Fushata me presion maksimal e Trumpit ka dështuar, edhe nëse njerëzit janë ndikuar nga ajo. Çfarë janë të rëndësishme janë veprat dhe jo fjalët, por ia rekomandojmë Trumpit t’i rishikojë dështimet e politikave të tij të kaluara”, ka shtuar Mohajerani.
Bisedimet indirekte mes Washingtonit dhe Teheranit për ta rikthyer marrëveshjen bërthamore janë nisur nën administratën e presidentit aktual, Joe Biden, por kanë ngecur. Irani është akoma formalisht pjesë e marrëveshjes, por i ka pakësuar angazhimet për shkak të sanksioneve amerikane të vendosura ndaj Republikës Islamike.