Një 35-vjeçar nga një fshat i Iranit është dënuar me vdekje mbi akuzat që përfshijnë pretendimin se dogji një Kuran dhe “ofendoi gjëra të shenjta” në fazat e para të protestave që u nxitën pas vdekjes së Mahsa Aminit.
Javad Rouhit nuk i është lejuar avokati sipas dëshirës së tij dhe vuan nga sëmundje e rëndë mendore. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ai u torturua aq shumë në qendrën e mbajtjes nga Rojat Revolucionare sa që ai humbi aftësinë për të folur dhe ecur dhe u bë i pakontrolluar, raportoi The Guardian.
Rouhi u dënua për luftë kundër Zotit, korrupsion dhe djegie të librit të shenjtë – dhe akuza specifike për nxitjen e njerëzve për të luftuar dhe vrarë njëri-tjetrin.
Ai u torturua në ditët e para kur u burgos dhe u detyrua të dëshmojë, ndërsa asnjë dëshmi tjetër nuk ekziston për të, ka thënë një grup i të drejtave.