Deri më tani katër të rinj janë ekzekutuar në lidhje me protestat mbarëkombëtare që shpërthyen në Iran katër muaj më parë, ndërsa 18 persona të tjerë janë dënuar me vdekje. Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se janë dënuar pas zhvillimit të gjyqeve tepër të padrejta.
Mohammad Mehdi Karami, një kampion 22-vjeçar karateje, u var më 7 janar, vetëm 65 ditë pas arrestimit të tij.
Burimet i kanë thënë BBC-së se ai në gjykatë kishte më pak se 15 minuta për të mbrojtur veten.
I riu Mohammad Mehdi Karami u arrestua në lidhje me vrasjen e një anëtari të forcës paraushtarake “Basij” gjatë protestave në qytetin Karaj, që ndodhet në perëndim të Teheranit, më 3 nëntor.
Ai doli në gjyq përpara një Gjykate Revolucionare në Karaj më 30 nëntor së bashku me 16 persona tjerë, duke përfshirë tre fëmijë, gjithashtu të akuzuar për përfshirje në vrasje.
Edhe
Irani nuk ndalet me ekzekutimin e protestuesve
Të pandehurit kanë të drejtë për përfaqësim ligjor në Iran, por në raste të ndjeshme si ky, apo në raste spiunazhi, ata nuk lejohen të zgjedhin avokatët e tyre. Në vend të kësaj, gjykata cakton një avokat nga një listë e miratuar nga gjyqësori.
Gazetarëve dhe anëtarëve të familjes së të pandehurit u ndalohet të jenë në gjykatë, kështu që e vetmja informatë në atë që ndodh pas dyerve të mbyllura është filmimi i redaktuar rëndë i lëshuar nga gjyqësori.
Në një video të tillë, Karami shfaqet dukshëm i shqetësuar ndërsa "rrëfehet" se e ka goditur anëtarin Basij në kokë me një gur.
Avokati i tij i caktuar nga gjykata nuk e kundërshton këtë dhe, në vend të kësaj, i kërkon gjykatësit falje. Karami pastaj thotë se ai u "mashtrua" dhe u ul.
Më 5 dhjetor, Karami u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje. Katër nga të pandehurit e tjerë u dënuan gjithashtu me vdekje, ndërsa fëmijët dhe 8 të tjerët u dënuan me shumë vite burgim.
Anëtarët e familjes së të pandehurve janë nën presionin e autoriteteve për të qëndruar të heshtur.
Edhe
Irani var edhe dy protestues të tjerë
Por babai i Mohammadit, Mashaalah Karami, i cili punon si shitës ambulant në një intervistë për gazetën Etemad ka thënë se i biri e kishte thirrur ditën kur u dënua me vdekje dhe kishte qarë.
"Babi, ata na dhanë vendimin. E imja është dënimi me vdekje. Mos i thuaj asgjë mamasë", tregon ai fjalët e djalit, duke përsëritur pafajësinë e tij.
Grupi aktivist i opozitës Tasvir në një postim në rrjetet sociale pretendonte se Karami ishte torturuar.
Sipas tyre ai gjatë një takimi në burg i kishte treguar familjes së tij se ai ishte rrahur pa ndjenja nga rojet.
Sipas këtij Grupi Karami gjithashtu i tha familjes së tij se agjentët e sigurisë gjatë marrjes në pyetje kishin "prekur organet e tij gjenitale çdo ditë dhe kërcënonin se do ta përdhunonin atë".
Edhe
5 të dënuar me vdekje dhe 11 të tjerë të arrestuar për vrasjen e një paramilitari në Iran
BBC-ja raporton se historia e tij tregon se si autoritetet në Iran po përdorin gjyqe të montuara për të frikësuar protestuesit, të cilët po kërkojnë liri dhe dhënien fund të regjimit klerik.
Protestat filluan pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, 22-vjeçarja e cila u arrestua nga policia morale në shtator të viti të kaluar, nën dyshimin se nuk kishte vendosur si duhet shaminë në kokën e saj. Sipas organizatës joqeveritare Iran Human Rights, që nga nisja e protestave të paktën 481 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë. / BBC