Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani nuk ndalet me ekzekutimin e protestuesve

Dy protestuesit ishte dënuar me vdekje në muajin dhjetor të vitit 2022, por kishte apeluar dënimin me arsyetimin se janë torturuar për të bërë dëshmi të rrejshme. Avokatët që kanë përfaqësuar Hosseinin kanë se ai është rrahur brutalisht në burg.

Dy persona janë dënuar me varje në Iran nën akuzat se kanë vrarë në ushtar në protestat masive kundër Qeverisë. Mohammad Mahdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini janë shpallur fajtorë për kryengritje në lidhje me përfshirjen në vrasjen e një paramilitari.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë reaguar ashpër duke e cilësuar procesin gjyqësor si të montuar. Familja e 22-vjeçarit Karami ka thënë se nuk i është lejuar të takohet me të para se të ekzekutohej.

Prokurorët kanë thënë se paramilitari Ruhollah Ajamian ishte zhveshur dhe vrarë nga protestuesit që ishin mbledhur për të nderuar një aktivist të vrarë.

Protestat kundër Republikës Islamike të Iranit kanë nisur në muajin shtator pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, e cila ishte arrestuar nga Policia e moralit nën akuzat se po mbante keq shaminë.

Deri më tani janë vrarë 516 protestues, përfshirë 70 fëmijë. Regjimi iranian ka arrestuar 19 mijë e 262 persona, kanë bërë të ditur organizatat për të drejtat e njeriut. Gjithashtu është raportuar për vdekjen e 68 pjesëtarëve të forcave të rendit në Iran.

Të gjithë të arrestuarit pas protestave raportohet se janë zhdukur, torturuar dhe keqtrajtuar. Zyrtarët iranianë protestat i kanë cilësuar si trazira dhe kanë akuzuar fuqitë perëndimore për nxitjen e këtyre trazirave.

Dy protestuesit ishte dënuar me vdekje në muajin dhjetor të vitit 2022, por kishte apeluar dënimin me arsyetimin se janë torturuar për të bërë dëshmi të rrejshme. Avokatët që kanë përfaqësuar Hosseinin kanë thënë se ai është rrahur brutalisht në burg.

“Ai është rrahur me shkop metali”, ka thënë Ali Sharifzadeh Ardakani.

Gjykata Supreme e Iranit mbajti seancën përfundimtare më 3 janar.

Familja e Mahdi Karamit ka lutur regjimin që t’ia kursente jetën.

Pak para varjes së tij, avokati i Karamit ka thënë se ishte në grevë urie pasi i ishte refuzuar e drejta për të caktuar avokatin për procedurat ligjore. Ai është varur krejtësisht në caktimin e avokatëve nga shteti.

Prindërit e tij i janë lutur gjykatës që t’ia kursente jetën. “Ju lutem... kërkoj nga ju që të hiqni dënimin me vdekje nga rasti i djalit tim”, ka thënë babai.

Gazetari që intervistoi prindërit e Karamit u arrestua më vonë nga policia dhe mbetet në paraburgim, ka njoftuar Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran. Drejtori ekzekutiv Hadi Ghaemi ka thënë se protestuesit ishin “linçuar” dhe nuk kishin asnjë shans për gjykim të drejtë.

“Republika Islamike po përdor ekzekutime dhe forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve të rrugës për të futur terror në zemrat e popullatës për të shtypur shpresat dhe thirrjet e popullit iranian për ndryshim”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se vendet në mbarë botën duhet të imponojnë sanksione më të ashpra ndaj Iranit, duke përfshirë tërheqjen e ambasadorëve të tyre.

Amnesty International e përshkroi gjyqin si një “gjykim të padrejtë në grup të shpejtë” dhe ka shtuar se autoritetet iraniane po kërkonin dënimin me vdekje për të paktën 26 të tjerë.

Tre protestues të tjerë janë dënuar me vdekje për të njëjtin rast, ndërsa 11 të tjerë janë dënuar me burg. Varjet e fundit e çojnë në katër numrin e personave të ekzekutuar në Iran që nga dhjetori i vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm