Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani dhe SHBA-ja në rundin e pestë të negociatave për programin bërthamor

witkoff - araghchi

Foto: Associated Press

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ulën për rundin e pestë të negociatave mbi programin bërthamor të premten në Romë.

Zyrtarët amerikanë insistojnë se Irani nuk mund të vazhdojë të pasurojë uraniumin në asnjë marrëveshje që mund të çojë në heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se mungesa e pasurimit do të nënkuptonte “ne nuk kemi marrëveshje”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SHBA-ja do të përfaqësohet sërish në bisedime nga i dërguari për Lindje të Mesme, Steve Witkoff, dhe Michael Anton, drejtori për planifikimin e politikave në Departamentin e Shtetit, raportoi AP. 

Ndërsa autoritetet nuk kanë ofruar një lokacion për bisedime, një tjetër rund në Itali u bë në ambasadën e Omanit atje.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badra l-Busaidi, po ndërmjetëson negociatat.

Bisedimet kanë për qëllim të kufizojnë programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa prej sanksioneve amerikane.