Irani ka filluar pasurimin deri në 60 për qind të uraniumit të varfëruar në uzinën e saj bërthamore në Natanz, vetëm një ditë pas një shpërthimi të fuqishëm në këtë uzinë, për të cilin Teherani zyrtar ka fajësuar Izraelin.
Irani ka njoftuar se është duke prodhuar nëntë gram në 60 për qind të pasurimit të uraniumit brenda një orësh, ndërkaq synon që kapacitetet t’i ulë në 5 gramë.
Shteti i Lindjes së Mesme ka bërë të ditur se pasurimi i uraniumit ka arritur në nivelet më të larta, si kundërpërgjigje ndaj sabotazhit në një prej qendrave bërthamore nga Izraeli. Irani dhe vendet më të fuqishme të botës në ditët e fundit kanë mbajtur një takim për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila SHBA-ja u tërhoq para tre vjetësh.
Kjo marrëveshje synonte që t’ia bënte më të vështirë Iranit prodhimin e bombave atomike, në atë që Teherani vazhdimisht e ka mohuar.
-
A ka qenë Irani afër prodhimit të bombës bërthamore?
-
Irani rrit rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të afërt me atë që nevojitet për armë bërthamore
-
Irani dorëzon “përgjigje me shkrim” për marrëveshjen bërthamore
-
Irani zotohet për hakmarrje pas “sulmit izraelit”
-
Irani vë në presion Perëndimin, zgjeron kapacitetet bërthamore