Autoritetet zyrtare të Iranit kanë thënë se forcat e sigurisë kanë arrestuar 21 persona të dyshuar si ekstremistë të Shtetit Islamik, në verilindje të qytetit Mashhad.
Zëvendës prokurori i përgjithshëm i Mashhadit, Hassan Heidari, ka thënë se disa nga të arrestuarit janë iranianë, ndërsa të tjerët janë afganë që kanë hyrë në Iran me “dokumente false”.
Heidari është cituar nga mediat iraniane të ketë thënë se disa nga të arrestuarit kanë qenë pjesëmarrës në “aksione terroriste” jashtë Iranit.
Arrestimet kanë ndodhur pas sulmeve në parlamentin e Iranit dhe tempullin e Ayatollah Khomeinit, më 7 qershor.
Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.
Në kohën e fundit, autoritetet iraniane kanë thënë të kenë arrestuar qindra “terroristë” të lidhur me Shtetin Islamik dhe grupe të tjera.
-
Bahrejni arreston 41 të dyshuar për lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit
-
Irani thotë se ka arrestuar 279 protestues të lidhur me SHBA-në ose Izraelin
-
Irani nxjerr protestues pro-qeveritarë në rrugë
-
Mbi 495 protestues të vrarë në Iran e më shumë se 10 mijë të arrestuar
-
Të paktën 36 të vrarë në protestat në Iran