Irani ka nxjerrë të hënën dhjetëra mijëra demonstrues proqeveritarë në rrugë, në një shfaqje force pas protestave mbarëkombëtare që sfiduan teokracinë e vendit.
Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar pamje të demonstruesve që vërshonin drejt Sheshit Enghelab, ose Sheshit të “Revolucionit Islamik”, në kryeqytetin Teheran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi e ka quajtur demonstratën një “kryengritje iraniane kundër terrorizmit amerikano-sionist”, pa adresuar zemërimin e thellë në vend lidhur me ekonominë e dobët të shtetit, e cila ndezi protestat më shumë se dy javë më parë.
Televizioni shtetëror ka transmetuar pamje të demonstratave të tilla në mbarë vendin, duke u përpjekur të sinjalizojë se protestat janë kapërcyer, ashtu siç kishte pretenduar më herët gjatë ditës ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se Irani dëshiron të negociojë me Uashingtonin pas kërcënimit të tij për të goditur Republikën Islamike për shkak të shtypjes së përgjakshme të protestuesve.
Deklarata e Trumpit ka ardhur në kohën kur aktivistët thanë të hënën se numri i të vdekurve nga demonstratat mbarëkombëtare është rritur në të paktën 544.
Irani nuk pati reagim të menjëhershëm ndaj këtyre komenteve, të cilat erdhën pasi ministri i Jashtëm i Omanit, prej kohësh ndërmjetës mes Uashingtonit dhe Teheranit, udhëtoi në Iran këtë fundjavë.
Mbetet gjithashtu e paqartë se çfarë saktësisht mund të premtojë Irani, veçanërisht pasi Trumpi ka vendosur kërkesa të rrepta lidhur me programin e tij bërthamor dhe arsenalin e raketave balistike, të cilat Teherani këmbëngul se janë thelbësore për mbrojtjen kombëtare.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, duke folur para diplomatëve të huaj në Teheran, ka këmbëngulur se “situata ka ardhur plotësisht nën kontroll”, në deklarata të ashpra ku fajësoi Izraelin dhe SHBA-në për dhunën, pa ofruar prova.