Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inteligjenca turke “arreston” një gylenist në Keni

Shërbimi i inteligjencës së Turqisë pretendon se ka kapur një shtetas turk, të akuzuar për lidhje me imamin që akuzohet për orkestrimin e grusht shtetin të dështuar. Raportohet se burri i kërkuar është sjellë nga Kenia në Turqi.

Selahedin Gyleni raportohet se është nip i Fetullah Gylenit, predikuesit islamik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili akuzohet si orkestruesi kryesor i përpjekjes për rrëzimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan më 2016.

Erdogani ndërmori pastaj një fushatë të madhe, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme për dy vjet me radhë të shënuara me arrestimin e 100 mijë personave dhe largimin e më shumë se 150 mijë punëtorëve nga administrata publike.

Më shumë se tetë mijë pjesëtarë të Ushtrisë turke u hetuan për pjesëmarrje në kryengritjen e dështuar.

Zyrtarët turq iu bënë presion shteteve të ndryshme, përfshirë Kenisë, për të mbyllur shkollat të lidhura me lëvizjen gyleniste. Disa prej tyre ndodhen në qytetet e mëdha Nairobi e Mombasa. Kenia nuk i mbylli shkollat. Nipi i Gylenit jetonte në Keni dhe e kishte apeluar vendimin për riatdhesimin e tij.

Artikuj të ngjashëm