Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inteligjenca britanike: Rusisë nuk do t’i ndihmojë shtimi i trupave ushtarake

rusia, ukraina, ushtar, lufta

Rritja e numrit të forcave të armatosura ruse, në përputhje me dekretin e presidentit Vladimir Putin, nuk ka gjasa ta rrisë fuqinë ruse ndaj Ukrainës, tha Inteligjenca britanike të dielën, në raportin e përditshëm. Shtimi i numrit të forcave, thuhet gjithashtu se nuk do t’i ndihmojë Rusisë në terren ndaj Ukrainës.

Sipas njoftimit të publikuar në Twitter, Inteligjenca shkroi se ende nuk është e qartë se si do të rritet numri i ushtarëve rusë, i paraparë prej afro 140 mijë trupash.

“Është e paqartë nëse Rusia do të përpiqet ta zbatojë këtë rritje nëpërmjet një numri më të madh ushtarësh vullnetare 'me kontratë', apo nëpërmjet rritjes së objektivave vjetore për rekrutim”, thuhet nga Britania e Madhe.

Inteligjenca britanike bëri të ditur se Rusia ka humbur mijëra ushtarë në luftë ndaj Ukrainë, me ç'rast nuk ka rekrutë të rinj “dhe rekrutëve nuk iu kërkohet të shërbejnë jashtë Rusisë”.