Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë ruse të rrisë numrin e anëtarëve të shërbimit në 1.5 milionë nga viti 2023 deri në vitin 2026, sipas një njoftimi të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, raportoi të martën “Kyiv Independent”.
Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka përmendur qëllimin e zgjerimit të ushtrisë nga 1 milionë në 1.5, duke përfshirë 695 mijë ushtarë të kontraktuar, gjatë një takimi më 21 dhjetor me Putinin dhe shefat e tij të mbrojtjes.
Sipas kanalit Telegram të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ka plane për të krijuar divizione, trupa dhe rrethe ushtarake shtesë, si dhe për të forcuar ato ekzistuese.
Rusia njoftoi mobilizimin "e pjesshëm" të qytetarëve të saj për luftën kundër Ukrainës në fund të shtatorit, duke synuar zyrtarisht të rekrutojë 300,000 burra. Që atëherë, disa burime, përfshirë Shtabin e Përgjithshëm të Ukrainës, kanë raportuar se mobilizimi ka vazhduar fshehurazi shumë kohë pasi u njoftua se do të mbyllej.
Më 30 dhjetor, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, paralajmëroi qytetarët rusë se Moska do të shpallte një raund të ri mobilizimi, së bashku me ligjin ushtarak dhe mbylljen e kufijve, në të ardhmen e afërt.
-
Putini urdhëron rekrutimin më të madh ushtarak në 10 vjetët e fundit
-
Putini urdhëron rritjen e numrit të trupave ruse
-
Putini me dekret synon rritjen e trupave ruse në 1.3 milionë
-
Putini flet për bllokimin e kompanive perëndimore, dy ditë para bisedimeve të paqes me Ukrainën
-
Putin nënshkruan dekretin për rekrutimin e 160 mijë ushtarëve të rinj