Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se Rusia ka dështuar “të izolojë popullatën nga lufta”, duke shtuar se po i jep përparësi ndryshimit të legjislacionit për t’ua mundësuar më shumë burrave të përfshihen në luftë.
Sipas raportit të përditshëm, Ministria ka bërë të ditur të hënën se në mes të korrikut, Duma e Shtetit rriti moshën maksimale të detyrimit për rekrutim nga 27 në 30, duke ruajtur kufirin aktual të poshtëm në 18.
Aktualisht, rekturët e rinj rusë nuk janë dislokuar në Ukrainë pasi janë mobilizuar të kryejnë detyra e operacione të tjera brenda Moskës.
Britania e Madhe ka potencuar se shtimi i sulmeve ukrainase brenda territorit rus, niveli i madh i represionit të brendshëm e rebelimi i fundit i “Wagnerit”, lidhen ngushtë “me dështimin e shtetit për të izoluar popullsinë nga lufta”.
-
Putini urdhëron rekrutimin më të madh ushtarak në 10 vjetët e fundit
-
Putin nënshkruan dekretin për rekrutimin e 160 mijë ushtarëve të rinj
-
Ukraina zvogëlon moshën e rekrutimit ushtarak në 25 vjet
-
Plani i Ukrainës për të rritur numrin e rekrutëve
-
Instituti britanik: Rusia s’ka gjasa t’i përmbushë objektivat në Ukrainë