Dy infermiere në Ishullin e Gjatë në SHBA po akuzohen për falsifikim të kartave të vaksinës COVID-19, duke përfituar më shumë se 1.5 milionë dollarë nga skema, thanë prokurorët dhe policia.
Julie DeVuono, pronarja e Wild Child Pediatric Healthcare në Amityville, dhe punonjësja e saj, Marissa Urraro, janë të akuzuara për falsifikim dhe DeVuono gjithashtu akuzohet për ofrimin e një instrumenti të rremë për paraqitje. Të dyja dolën në gjyq të premten.
Prokurori i Qarkut Suffolk Raymond Tierney ka thënë se DeVuono dhe Urraro shpërndanë karta të rreme vaksinimi, me një çmim prej 220 dollarë për të rriturit, dhe 85 dollarë për fëmijët.
“DeVuono, një praktikuese infermiere dhe Urraro, një infermiere e licencuar, futën informacionin e rremë në bazën e të dhënave të imunizimit të shtetit”, ka thënë Tierney.
Prokurorët thanë se infermieret falsifikuan një kartë false që tregonte se një vaksinë i ishte dhënë një detektivi të fshehtë, por kurrë nuk ia dhanë vaksinën detektivit.
Edhe
Infermierja amerikane akuzohet se ka bërë karta false të vaksinimit anti-COVID
Oficerët e zbatimit të ligjit kontrolluan shtëpinë e DeVuono dhe thanë se sekuestruan rreth 900,000 dollarë para në dorë dhe një libër që tregon fitime prej më shumë se 1.5 milion dollarë nga skema, e cila filloi në nëntor të vitit 2021.
"Shpresoj se kjo u dërgon një mesazh të tjerëve se ata do të kapen dhe se ne do të zbatojmë ligjin në masën më të plotë”, ka thënë Tierney në një deklaratë me zyrtarë të tjerë.