Një 25-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është infektuar me koronavirus dy herë.
Mjekët e tij kanë treguar se goditjen që e pësoi herën e dytë qe shumë më e fortë.
25-vjeçari kishte nevojë për trajtim spitalor pasi mushkëritë e tij nuk mund të merrnin oksigjen të mjaftueshëm.
Riinfektimet me koronavirus, sipas infektologëve, megjithatë mbesin të rralla. Por studimi në Sëmundjet Infektive Lancet ngre pyetje se sa imunitet mund të ndërtohet ndaj virusit, përrcjell BBC.
I riu nga Nevada, s’kishte asnjë problem tjetër shëndetësor.
Edhe
Pse i njëjti virus i ftohjes ndikon më rëndë te disa njerëz? Duket se hunda juaj e vendos
Simptomat e tij;
25 mars - Vala e parë e simptomave, duke përfshirë dhimbje të fytit, kollë, dhimbje koke, të përziera dhe diarre
18 prill - Ai rezulton pozitiv për herë të parë
27 prill - Simptomat fillestare lehtësohen plotësisht
9 dhe 26 maj - Ai rezulton negativ për dy herë me radhë
28 maj – Ka përsëri simptoma. Këtë herë duke përfshirë ethe, dhimbje koke, marramendje, kollë, të përziera dhe diarre.
Edhe
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi
5 qershor - Ai rezulton pozitiv për herë të dytë dhe virusi u bë shumë i rëndë.
Mjekët kanë njoftuar se i riu tash është më mirë me shëndet, porse kanë bërë thirrje te të tjerët që të kenë kujdes dhe të vazhdojnë të ruajnë distancën, të mbajnë maskën dhe të lajnë duart, pasi edhe goditja e dytë me koronavirus është e mundshme.