Indonezia ka njoftuar pezullimin e të gjitha diskutimeve për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, një iniciativë e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, në kohën kur tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme janë rritur.
Ministri i Jashtëm i Indonezisë, Sugiono, ka thënë se vendimi për pezullimin e pjesëmarrjes është marrë për shkak të përshkallëzimit të fundit ushtarak në rajon, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në prioritetet e politikës së jashtme të vendeve të përfshira në këtë iniciativë.
Ai shpjegoi se vëmendja ndërkombëtare tashmë është përqendruar te pasojat e konfliktit me Iran. Sipas tij, Indonezia do të zhvillojë konsultime intensive me partnerët e saj në rajonin e Gjirit, pasi këto vende janë të prekura drejtpërdrejt nga sulmet dhe rritja e tensioneve.
Pjesëmarrja e Indonezisë në këtë këshill është përballur edhe me kritika të forta nga grupe politike dhe fetare brenda vendit. Ata argumentojnë se përfshirja në një iniciativë të udhëhequr nga administrata e Donald Trump mund të minojë qëndrimin e kahershëm të Jakartës në mbështetje të çështjes palestineze.
Pjesë e Bordit të Paqes është edhe Kosova.
-
Trump thotë se pezulloi një sulm të ri ndaj Iranit, me kërkesë të shteteve të Gjirit Persik
-
Zbehen shpresat për paqe SHBA-Iran pasi Trumpi anuloi bisedimet
-
Trumpi ia tërheq ftesën Kanadasë për Bordin e Paqes
-
Çka thuhet në Kartën e Bordit të Paqes (dokumenti)
-
Italia s’do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit, shkruan Corriere della Sera