Indonezia ka kritikuar kushtet e marrëveshjes globale për t'i dhënë fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, duke sinjalizuar se vendi mund të mos respektojë atë.
Ministrja e Mjedisit, Siti Nurbaya Bakar, tha se autoritetet nuk mund të "premtonin atë që ne nuk mund të bëjmë".
Ajo tha se detyrimi i Indonezisë që të angazhohet për zero shpyllëzim deri në vitin 2030 ishte "qartësisht e papërshtatshme dhe e padrejtë".
Pavarësisht se presidenti Joko Widodo nënshkroi marrëveshjen për pyjet, ajo tha se zhvillimi mbetet prioriteti kryesor i Indonezisë.
Marrëveshja, e rënë dakord midis më shumë se 100 liderëve botërorë, u njoftua të hënën në samitin e klimës COP26 në Glasgow. Ishte njoftimi i parë i madh i ngjarjes.
Në marrëveshje u premtua të përfundojë dhe të ndryshojë shpyllëzimi deri në vitin 2030 dhe përfshin pothuajse 19.2 miliardë dollarë fonde publike dhe private.
-
Liderët botërorë zotohen për t’i dhënë fund shpyllëzimit
-
Arrihet një marrëveshje për klimën, më shumë para për shtetet e prekura
-
Bota pajtohet për 300 miliardë dollarë ndihmë në vit për vendet e varfra
-
Rama kritikon liderët botërorë: Fjalët e mira për klimën nuk ndryshojnë asgjë
-
Arrihet marrëveshja për reduktimin e karburanteve në Samitin COP28