Më shumë se 100 shtete janë zotuar të martën se do t’i japin fund shpyllëzimit në dekadën e ardhshme – premtim që ekspertët thonë se do të jetë kritik për kufizimin e ndryshimit klimatik.
Megjithatë, një premtim i ngjashëm ishte dhënë edhe më parë dhe nuk ishte mbajtur.
Britania e Madhe ishte e para që e mori përsipër këtë zotim gjatë konferencës së klimës që po mbahet në Glasgou në Skoci. Por aktivistët thonë se duhet të shihen më shumë hollësi për të parë ndikimin e plotë.
Qeveria e shtetit ishullor është mbështetur edhe nga liderët e vendeve që përfaqësojnë më shumë se 85 për qind të pyjeve.
Cak i madh është që deri më 2030 të ndërpritet tërësisht shpyllëzimi.
Në mesin e vendeve të zotuara janë Brazili, Kina, Kolumbia, Kongoja, Indonezia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më shumë se 19 miliardë dollarë amerikanë janë zotuar për zbatimin e planit.