Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India shkarkon tre zyrtarë të forcave ajrore për hedhjen e raketës në Pakistan

Qeveria e Indisë ka shkarkuar tre zyrtarë të forcave ajrore pasi “aksidentalisht kanë lansuar një raketë” në Pakistan në mars, raporton BBC.

Incidenti ka eskaluar tensionet mes dy shteteve që posedojnë armë nukleare.

Delhi kishte thënë se incidenti ishte faji i një gabimi teknik gjatë një kontrolli rutinor.

Nga Pakistani ishte thënë se do të ketë pasoja nëse përsëritet një gjë e tillë.

Zyrtarët përgjegjës për incidentin e 9 marsit janë shkarkuar nga Forcat Ajrore të Indisë.