India ka bërë të ditur se kishte lëshuar aksidentalisht një raketë në Pakistan këtë javë për shkak të një "mosfunksionimi teknik" gjatë mirëmbajtjes rutinë.
Ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar në të kaluarën për rrezikun e aksidenteve ose llogaritjet e gabuara nga fqinjët e armatosur me armë bërthamore, të cilët kanë zhvilluar tri luftëra dhe janë përfshirë në përleshje të shumta të armatosura më të vogla, zakonisht mbi territorin e diskutueshëm të Kashmirit.
Tensionet janë zbutur muajt e fundit dhe incidenti i cili mund të ketë qenë i pari i këtij lloji, ngriti menjëherë pikëpyetje rreth mekanizmave të sigurisë.
“Më 9 mars 2022, gjatë një mirëmbajtjeje rutinë, një mosfunksionim teknik çoi në shkrepjen aksidentale të një rakete”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Indisë në një deklaratë.
"Mësohet se raketa ka rënë në një zonë të Pakistanit. Ndonëse incidenti është thellësisht për keqardhje, është gjithashtu një çështje lehtësimi që nuk ka pasur humbje jetësh nga aksidenti”, thuhet më tej në deklaratë.
-
Pakistani teston sërish një raketë mes tensionesh me Indinë
-
India shkarkon tre zyrtarë të forcave ajrore për hedhjen e raketës në Pakistan
-
Pakistani mohon pretendimet se Islamabadi mund ta sulmojë Izraelin me armë bërthamore
-
Armëpushim i brishtë mes Indisë dhe Pakistanit, Trumpi ofron më shumë ndihmë
-
India akuzon Pakistanin për shkelje të armëpushimit