Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India regjistron mbi 72 mijë raste të reja me koronavirus

Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi e ka kaluar shifrën e 6.76 milionë të mërkurën, pasi janë regjistruar 72.049 raste në 24 orët e fundit.

Në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë thuhet se në 24 orët e fundit kanë vdekur si pasojë e COVID-19 986 persona, duke çuar shifrën totale në 104.555, raporton agjencia Reuters.

Numri i të vdekurve në Indi si pasojë e COVID-19 e ka kaluar të shtunën shifrën e 100 mijë, duke e bërë shtetin e tretë në botë që e ka kaluar këtë shifër pas SHBA-së dhe Brazilit.

India javën e kaluar ka lehtësuar më tej masat, duke lejuar shtetet e saj të hapin shkollat e kinematë.