India të hënën e ka tejkaluar Brazilin për nga numri i të infektuarve me koronavirus, duke u bërë shteti i dytë në botë për nga numri i të infektuarve pas SHBA-së, shkruan agjencia Reuters.
India ka raportuar 90.082 raste të reja,m shifër që pritet të rritet edhe më tej.
Me një shifër totale prej mbi 4.2 milionë të infektuar, India ka tejkaluar Brazilin. Është vetëm prapa SHBA-së që ka regjistruar afro 6.2 milionë të infektuar.
Por në Indi vazhdimisht po rritet numri i rasteve me koronavirus. Edhe të dielën u regjistruan mbi 90 mijë raste të reja.
Ekspertët thonë se nuk po ka shenja të arritjes së kulmit, ndërsa po vazhdon rritja e rasteve, si në qytetet e mëdha ashtu edhe në zonat rurale që kanë çasje të limituara në shërbimet shëndetësore.
Shifra e të vdekurve në Indi është 71.642. Zë vendin e tretë prapa SHBA-së ku janë regjistruar afro 193 mijë të vdekur dhe Brazilit afro 126 mijë të vdekur.
-
India regjistron afër 330 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit
-
India bëhet e dyta në botë me numrin e të prekurve me COVID-19, tejkalon edhe Brazilin
-
India regjistron mbi 72 mijë raste të reja me koronavirus
-
Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi e kalon shifrën 6 milionë
-
India pritet të kalojë edhe SHBA-në me rastet në rritje me COVID-19