Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi e ka kaluar shifrën 6 milionë, por nuk është as afër shifrës që kërkohet për imunitet të turmës në një shtet me 1.3 miliardë banorë. Kështu që është rritur frika se do të futet vendi në kulmin e pandemisë në periudhën e festave fetare hinduse, shkruan agjencia Reuters.
India ka regjistruar mbi 1 milion raste me koronavirus në vetëm 11 ditë, sipas të dhënave të Qeverisë, dhe është vendi i dytë për nga numri i të infektuarve me koronavirus pas SHBA-së, ku numri i të infektuarve është mbi 7 milionë.
Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 82.170 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë 1039 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 95.542.
-
India regjistron afër 330 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit
-
Në Indi regjistrohen 375 mijë raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit
-
India për 24 orë regjistron 131 mijë të infektuar me koronavirus
-
India regjistron në total nëntë milionë të infektuar me COVID-19
-
India me mbi 7.8 milionë raste me COVID-19