Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India do t’i zëvendësojë 80 trupat në Maldive me civilë

India do të largojë trupat e saj në Maldive deri në muajin maj, ndërsa të dy vendet kërkojnë marrëveshje për një tërheqje që ka tensionuar lidhjet.

Rreth 80 ushtarë të vendosur në arkipelagun e Oqeanit Indian do të zëvendësohen nga civilë, thanë zyrtarët nga të dy vendet, shkruan Reuters.

Lidhjet e New Delhit me Maldivet janë të tensionuara që kur Mohamed Muizzu u zgjodh president i Maldiveve vitin e kaluar, duke u zotuar t'i jepte fund politikës së vendit "India First".

Ai ka bërë thirrje për tërheqjen deri më 15 mars të trupave të stacionuara për të ofruar mbështetje për pajisjet ushtarake të dhëna në Maldive nga New Delhi dhe për të ndihmuar në aktivitetet humanitare në rajon.

Grupi i parë i trupave indiane do të largohet deri më 10 mars dhe pjesa tjetër deri më 10 maj, thanë autoritetet në Maldive, duke përmendur një marrëveshje të arritur në një takim të nivelit të lartë në kryeqytetin indian për një sërë çështjesh në lidhje me bashkëpunimin dypalësh.

Ministria e Jashtme e Indisë tha se të dy vendet "ranë dakord për një sërë zgjidhjesh të zbatueshme reciproke për të mundësuar funksionimin e vazhdueshëm të platformave të aviacionit indian" që ofrojnë shërbime humanitare në Maldive.