Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies tregojnë kolona të gjata me vetura në rrugët që dërgojnë drejt pikave kufitare të Rusisë me Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Mongolinë. Pamjet janë kapur nga dita e premte deri të dielën, shkruan agjencia AP.
Pesë ditë pasi që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi për mobilizimin e pjesshëm, me të cilin do të ftohen për të shërbyer në Ukrainë afro 300 mijë rezervistë, është nxitur një eksod i madh i rusëve.
Mediumet ruse – përfshirë edhe ato të kontrolluara nga shteti – kanë treguar të hënën se si rojat kufitare kanë kthyer burrat, duke u përmendur atyre ligjin e mobilizimit ushtarak. Nuk është e qartë se sa shpesh po kthehen ata.
Mediumet ruse po ashtu kanë spekuluar se Putini mund të vazhdojë duke shpallur ligjin ushtarak dhe duke u ndaluar të gjithë burrave të largohen nga Rusia.
-
Urdhri për mobilizim të pjesshëm ushtarak, kolona të gjata në pikën kufitare Rusi - Finlandë
-
Kolona të gjata në kufi, rusët po ikin me të madhe pas thirrjes së Putinit për mobilizim
-
Moska miraton ligje për të forcuar mbrojtjen nga sulmet ukrainase
-
Rusia sulmon forcat ukrainase në rajonin e Kurskut
-
Zelensky: Rusia planifikon mobilizim tjetër për një valë të re lufte