Policia kanadeze ka identifikuar një grua të njohur si “Nation River Lady”, gati pesë dekada pasi ajo u zhduk dhe u gjet e vdekur mbi një lumë në Ontario.
Jeëell "Lalla" Langford kishte udhëtuar për në Montreal në prill 1975, por nuk u kthye më në shtëpi dhe familja e saj e raportoi të zhdukur, tha Policia e Ontarios.
Langford ishte mbytur me një kabllo televizive, është zbuluar nga analizat e detajuara. Duart dhe kyçet e saj ishin gjithashtu të lidhura me kravata burrash dhe fytyra e saj ishte mbështjellë me një peshqir, raportoi CNN.
Pas një hetimi të gjatë prej 47 vitesh, zyrtarët ishin në gjendje të arrestonin një individ që banonte në Hollyëood, Florida.
Rodney Nichols, 81 vjeç, u akuzua për vrasjen e Langfordit në fund të vitit të kaluar.
Edhe
Gjendet e pajetë në lumin Lumbardh gruaja e zhdukur prej dy ditësh në Deçan
Policia tha gjithashtu se Langford dhe Nichols njiheshin me njëri-tjetrin, por nuk dhanë hollësi për marrëdhënien e tyre.
Langford kishte qenë bashkëpronare e një biznesi, bashkë me ish-bashkëshortin e saj.