Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) urdhëroi sot SHBA-në që t’i jap fund sanksioneve kundër Iranit që prekin importimin e produkteve të nevojshme për qëllime humanitare.
“Gjykata njoftoi, njëzëri, se SHBA-ja duhet, nëpërmjet zgjedhjes së tyre, të eliminojë çdo pengesë që masat e shpallura më 8 maj 2018 shkaktojnë ndaj eksportimit të lirë drejt Iranit të medikamenteve, të materialeve shëndetësore, ushqimeve dhe produkteve bujqësore”, deklaroi Abdulqawi Ahmed Yusuf, gjyqtar dhe presidenti i Gjykatës me seli në Hagë, transmeton ATSH.
Vendimi i ICJ-së, institucioni më i lartë gjyqësor i OKB-së, përmend gjithashtu edhe “pjesët e këmbimit të nevojshme për sigurinë e aviacionit civil”.
“Sanksionet e rivendosura nga Donald Trump kundër Iranit, që përfshijnë edhe kufizime për importimin dhe blerjeve të nevojshme për qëllime humanitare (…) rrezikojnë të dëmtojnë rëndë shëndetin dhe jetën e personave që gjenden në territorin iranian”, njoftoi Gjykata.
-
GJND kërkon që Uashingtoni t’i japë fund disa sanksioneve kundër Iranit
-
Pompeo: SHBA-ja do t’i japë fund traktatit të miqësisë me Iranin
-
Irani nis betejën në Hagë, kërkon bllokimin e sanksioneve amerikane
-
Trumpi tërheq SHBA-në nga UNRWA dhe sanksionon Iranin
-
Irani kërkon nga SHBA-ja të heq disa sanksione përpara marrëveshjes bërthamore