Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo vlerësoi sot se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), ishte një humbje për Iranin, ndonëse Gjykata i ka kërkuar SHBA-së të heqë sanksionet që prekin produktet humanitare, transmeton kp.
Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, “Uashingtoni është duke marrë masa për të mos prekur nevojat humanitare të iranianëve dhe ky vendim ka kundërshtuar me të drejtë të gjitha kërkesat të pabazuara të Iranit për të hequr të gjitha sanksionet amerikane”.
Ai njoftoi gjithashtu se “SHBA-ja do t’i japë fund një traktati miqësie të vitit 1955 me Iranin të përmendur nga ICJ-ja për të justifikuar vendimin e saj”.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja tërhiqet nga Traktati i Miqësisë me Iranin i vitit 1955
-
GJND kërkon që Uashingtoni t’i japë fund disa sanksioneve kundër Iranit
-
ICJ: Uashingtoni t’i japë fund sanksioneve kundër Iranit në produktet humanitare
-
Rubio: SHBA-ja është e hapur për diplomaci por u përgjigjet sjelljeve të Iranit
-
Irani thotë se SHBA-ja po tregon mungesë serioziteti në diplomaci