Irani ka filluar të prodhojë uranium të metalit, ndonëse është paralajmëruar nga fuqitë botërore se përbën shkelje të marrëveshjes nukleare të vitit 2015.
Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, kanë verifikuar ekzistencën e 3.6 gramë të kësaj substance në një objekt në Isfahan javën e kaluar.
Irani thotë se po bënë hulumtim dhe zhvillim me synim të prodhimit të energjisë për reaktorin hulumtues.
Mirëpo, metali i uraniumit mund të përdoret për të bërë bërthamën e bombës nukleare.
Irani insiston se programi nuklear i tij është paqësor. Sipas marrëveshjes Irani është pajtuar të mos prodhojë metal uranium apo të mos bëjë hulumtime e zhvillim në metalurgjinë e uraniumit për 15 vjet.
Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Irani duhet të përmbush detyrimet e plota të kësaj marrëveshje para se të heqë sanksionet. Sanksionet ishin vendosur në vitin 2018 nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
-
Shtetet evropiane i bëjnë thirrje Iranit të respektojë marrëveshjen bërthamore
-
Irani s’i ka përmbushur detyrimet bërthamore për herë të parë në 20 vjet, thotë OKB-ja
-
Irani rrit rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të afërt me atë që nevojitet për armë bërthamore
-
Irani avancon programin bërthamor, zgjeron në 60% pasurimin e uraniumit
-
Irani vë në presion Perëndimin, zgjeron kapacitetet bërthamore