I përzgjedhuri i ish-presidentit, Nursultan Nazarbayev, është shpallur të hënën president i ri i Kazakistanit, pasi që i fitoi më shumë se 70 për qind të votave të popullit, kanë njoftuar të hënën autoritetet zgjedhore, një ditë pas protestave masive zgjedhore.
Komisioni Qendror Zgjedhor i vendit ka njoftuar se Kassym-Jomart Tokayev ka marrë 70.76 përqindëshin e votave teksa rivali i tij më i afërt, kandidati opozitar Amirzhan Kosanov, 16.2 për qind, ka raportuar “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Me qindra persona u arrestuan të dielën teksa protestonin kundër zgjedhjeve të menaxhuara prej shtetit, për të cilat ata thanë se do t’ua privonin të drejtën për të qenë vendimmarrësit politik të vendit. Qytetarët kazakë dolën para kutive të votimit për ta zgjedhur pasuesin e Nazarbayevit, 78-vjeçarit që e sundoi vendin për më shumë se tri dekada para se të jepte dorëheqjen gjatë këtij viti.
Mirëpo meqë presidentët e rajonit të fundit komunist të botës kryesisht tërhiqen në vend se të dorëhiqen nga pozitat, qytetarët janë të shqetësuar se Kazakistani do të vazhdojë të jetë i mbërthyer edhe më tutje nga e njëjta klikë politike sikurse në të shkuarën.
Tokayevi, president i përkohshëm dhe një lejtënant besnik i Nazarbayevit, u ofroi 18 milionë kazakëve një shikim kah e ardhmja përmes një manifesti të publikuar ditë më parë.
-
Parregullsi e protesta për fitoren e Tokayevit në Kazakistan
-
Arrestohen dhjetëra persona teksa Kazakistani mban zgjedhjet presidenciale
-
30 të arrestuar në Kazakistan, kundërshtojnë ish-presidentin në zgjedhjet parlamentare
-
Kryeqyteti i Kazakistanit riemërohet në Nur-Sultan - 20 të arrestuar në protesta
-
Kazakistani në referendum për ndryshim të madh kushtetues