Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen dhjetëra persona teksa Kazakistani mban zgjedhjet presidenciale

Policia në Kazakistan ka arrestuar dhjetëra protestues, teksa vendi mban zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku pritet të zgjidhet pasardhësi i ish-presidentit autoritatar, Nursultan Nazarbaev.

Protestuesit në qytetin Almaty po bënin thirrje për bojkotin e zgjedhjeve, në të cilat Qasym-Zhomart Toqaev po garon kundër gjashtë kandidatëve të tjerë.

Disa protestues dhe gazetarë, përfshirë edhe gazetarin e Radios Evropa e Lirë, Pyotr Trotsenko, janë arrestuar.

Toqaev, 66-vjeçar, për një kohë të gjatë është konsideruar pasardhësi i presidentit Nazarbaev. Ky i fundit, u largua nga posti më 19 mars, pas pothuajse 30 vjetësh në pushtet, transmeton rel.

Shumica e vendvotimeve janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Edhe I përzgjedhuri i Nazarbayevit fiton zgjedhjet në Kazakistan, pas arrestimit të qindra protestuesve Botë I përzgjedhuri i Nazarbayevit fiton zgjedhjet në Kazakistan, pas arrestimit të qindra protestuesve

“Njerëzit tanë janë të shqetësuar për shumë çështje ekonomike dhe sociale”, citohet të ketë thënë Toqaev pasi ka votuar në Astana.

Gjashtë kandidatët e tjerë, që po garojnë në këto zgjedhje, kanë marr miratimin e Qeverisë, por ata janë pothuajse të panjohur për votuesit, pasi kanë bërë shumë pak fushatë.