Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I nxehti “mbyll” Akropolin në Greqi, Evropa Jugore përjeton temperatura rekorde

Akropoli në kryeqytetin grek Athinë është mbyllur gjatë orëve më të nxehta të ditës për të mbrojtur vizitorët nga vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë vendin, shkruan BBC të premten.

Turistëve u është ndaluar hyrja në atraksionin më të njohur të vendit nga ora 12:00 deri në 17:00.

Athina po kalon në temperatura 40C ose më shumë.

Pjesa më e madhe e Evropës Jugore po përjeton nxehtësi ekstreme me temperatura potenciale rekord që priten javën e ardhshme.

Në Greqi ka frikë edhe për rrezik më të madh të zjarreve, veçanërisht në zonat me erëra të forta. Vendi pati zjarre të mëdha në vitin 2021 në një tjetër valë të jashtëzakonshme të të nxehtit.

Në Kroaci, zjarret shpërthyen të enjten, duke djegur shtëpi dhe vetura në të paktën një fshat, Grebastica, në bregdetin dalmat.

Edhe Akropoli në Athinë mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit Botë Akropoli në Athinë mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

Në fillim të kësaj jave, një burrë rreth të dyzetave vdiq nga i nxehti në Italinë veriore – ndërsa disa vizitorë kanë kolapsuar shkaku i nxehtësisë.

Parashikuesit italianë të motit po paralajmërojnë se vala e ardhshme e të nxehtit do të kapë temperaturat mbi 40 gradë Celsius javën e ardhshme.

Valët e të nxehtit po shihen gjithashtu në disa pjesë të SHBA-së, Kinës, Afrikës së Veriut dhe Japonisë.