Alarme të kuqe janë lëshuar për 16 qytete në Itali pasi i nxehti ekstrem vazhdon në Evropën jugore.
Alarmet, që tregojnë se ka rrezik edhe për njerëzit e shëndetshëm, aplikohen për zonat turistike ku hyn edhe Roma, raportoi BBC.
Temperatura më të larta priten në Evroë javën e ardhshme ndërsa një tjetër valë e të nxehtit afrohet.
Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka thënë se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia mund të përballen me kushte ekstreme.
Periudha e nxehtësisë intensive ndodhin brenda strukturave natyrore të motit, por në botë ato po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe po zgjasin më shumë për shkak të ngrohjes globale.
Qeveria italiane ka këshilluar ata që gjenden në zonat e alarmit të kuq që të shmangin daljen direkte në diell gjatë ditës.
-
Temperaturat e larta përfshijnë Evropën Jugore
-
Pothuajse të gjitha qytetet italiane në alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta
-
Vala e të nxehtit, tetë qytete italiane në “alarm të kuq”
-
Italia kufizon punën në ambient të jashtëm, ndërsa vala e të nxehtit po thyen rekorde
-
Franca në alarm nga i nxehti përvëlues, mbyllen gati 200 shkolla