Qytetit verior kinez të Tangshanit i është hequr një titull nderi kombëtar për shkak të sulmit ndaj katër grave në një restorant në fillim të këtij muaji, shkroi “The Guardian” të mërkurën.
Zyra e civilizimit e Partisë Komuniste njoftoi se kishte vendosur të hiqte Tangshanin nga lista e "qyteteve të civilizuara kombëtare" - njohja më e lartë për një qytet kinez.
“Nderi i një qyteti të civilizuar u takon të gjithë qytetarëve dhe nuk mund të njolloset apo përdhoset”, shkroi media kineze “China City News”.
Sulmi ndaj katër grave në një restorant nga një grup burrash më 10 qershor tronditi vendin dhe ndezi një debat më të gjerë mes kinezëve në internet rreth dhunës ndaj grave. Që atëherë, nëntë burra janë arrestuar për sulmin dhe të paktën pesë zyrtarë të policisë lokale janë hetuar në lidhje me incidentin.
Sipas mediave kineze, Tangshan është nderuar me titullin "qyteti i civilizuar" katër herë radhazi, me të fundit të dhënë në vitin 2020. Titulli u krijua më 2005 dhe jepet një herë në tre vjet.
-
Dënohet me 24 vjet burgim kinezi që sulmoi brutalisht katër gra në një restorant
-
Dhuna publike ndaj grave trondit Kinën
-
Rrahje “e çuditshme” masive në Kinë, sulmohen gratë (VIDEO)
-
Misioni i dështuar për shpëtimin e gruas së lidhur me zinxhir në Kinë
-
Kina ekzekuton burrin e shpallur fajtor për vrasjen e 35 personave