Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I dyshuari për sulmin ndaj Ficos është majtist dhe pro luftës, thotë Orbani

Viktor Orban

Viktor Orban

Foto: Associated Press

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi të premten se i dyshuari për atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, është "majtist" dhe "pro luftës".

Tri javë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, Orban ka thënë se Fico "ishte vërtet i nevojshëm" gjatë kësaj kohe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, zgjedhjet në BE dhe po ashtu ato në SHBA, do të vendosin nëse Evropa do të ketë luftë apo paqe.

"Unë mendoj se këto zgjedhje do të vendosin, së bashku me zgjedhjet amerikane, edhe çështjen e luftës apo paqes në Evropë”, ka deklaruar Orban, raporton AP.

Në një intervistë me transmetuesin shtetëror të Hungarisë të premten, ai e lidhi atentatin ndaj Ficos me fushatën ushtarake në Ukrainë, duke e quajtur të dyshuarin një "majtist" dhe "autor pro luftës".

Menjëherë pas tentativës për vrasje në Sllovaki, mediat e afërta me qeverinë hungareze filluan të përhapin idenë se i dyshuari mund të ishte një i majtë dhe se sulmi ndaj kryeministrit sllovak u bë për shkak të politikave të tij kundër Ukrainës.

Fico ka qenë prej kohësh një figurë përçarëse në Sllovaki dhe më gjerë.

Rikthimi i tij në pushtet vitin e kaluar me një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane çoi në shqetësime midis anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s se ai do të braktiste kursin pro-perëndimor të vendit të tij.

Fico, 59 vjeç, u qëllua disa herë të mërkurën teksa po përshëndeste mbështetësit pas një takimi të qeverisë në ish-qytetin e minierave të qymyrit, Handlova.

Zyrtarët fillimisht raportuan se mjekët po luftonin për jetën e tij, por, pas një operacioni pesë-orësh, gjendja e tij u përshkrua si e qëndrueshme ndonëse ende serioze.

LEXO EDHE: