Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I dyshuari për sulme me bomba në Japoni mund të jetë gjetur pas 50 vjetësh

Për dekada, fotografia e Satoshi Kirishimas duke buzëqeshur është shfaqur në postera jashtë stacioneve të policisë në të gjithë Japoninë, shkruan BBC.

Pas 49 vjetësh në arrati, autoritetet mendojnë se mund ta kenë gjetur “njeriun e shumëkërkuar”.

Një pacient në një spital pranë Tokios ka pohuar se ai është Kirishima, anëtar i një grupi militant që qëndron pas disa bombave vdekjeprurëse në vitet 1970.

Policia është në pritje të testeve të ADN-së për burrin, i cili u pranua në spital pasi kishte emër tjetër. Ai besohet të jetë rreth 70 vjeç.

Policia ka kontaktuar me burrin dhe tani po punon për të konfirmuar identitetin e tij.

Kirishima i përkiste Frontit të Armatosur Anti-Japonez të Azisë Lindore - një organizatë radikale, e krahut të majtë që besohet se qëndron pas disa bombardimeve kundër kompanive të mëdha në kryeqytetin japonez midis 1972 dhe 1975.

Edhe Punonjësi i agjencisë bërthamore japoneze e humb në Kinë telefonin me të dhëna konfidenciale Botë Punonjësi i agjencisë bërthamore japoneze e humb në Kinë telefonin me të dhëna konfidenciale

Tetë persona u vranë në një sulm të kryer nga grupi në selinë e “Mitsubishi Heavy Industries” më 1974.

Sipas mediave lokale, Kirishima supozohet se ka ndihmuar në vendosjen dhe shpërthimin e një bombe që shkatërroi një pjesë të një ndërtese në rrethin Ginza të Tokios në një sulm tjetër më 18 prill 1975.