Steve Witkoff, i dërguari i ardhshëm në i presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për Lindjen e Mesme, ka luajtur rol kyç në përparimin e negociatave për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas dy zyrtarëve arabë, Witkoff e “shkundi” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që në takimin e parë, më shumë sesa kishte bërë presidenti aktual Joe Biden që kur ka nisur lufta më 7 tetor të vitit të kaluar.
“Takimi i tensionuar i fundjavës” u konfirmua nga zyrtarët arabë për “The Times of Israel” të mërkurën. Marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit është në prag të nënshkrimit.
Witkoff ishte në Doha javën e kaluar për të marrë pjesë në negociatat për pengjet ndërsa po përpiqen të arrin marrëveshje armëpushimi para inaugurimit të Trumpit më 20 janar.
Gjatë takimit, Witkoffi i kërkoi Netanyahut të pranonte kompromise të nevojshme për marrëveshjen, thanë dy zyrtarë për “The Times of Israel” të hënën në kushte anonimiteti.
Një nga çështjet kryesore që ende nuk është finalizuar janë parametrat e saktë të tërheqjes së Ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës dhe ndërmjetësit janë duke pritur planin e Izraelit.