Ka hyrë në fuqi armëpushimi 10-ditor në mes të Izraelit dhe Libanit. Armëpushimi hyri në fuqi rreth orës 23.
Pak para tij, gjatë ditës Izraeli dhe Hezbollahu vazhduan me sulme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArmëpushimi u shpall nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ai u mirëprit nga presidenti i Libanit, ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi mundësi historike për paqe.
Trumpi ka thënë se Hezbollahu, që ka luftuar me Izraelin në Liban, është i përfshirë në armëpushim.
Netanyahu, ndërkaq, ka thënë se trupat izraelite do të qëndrojnë në “zonën e sigurisë” në Libanin jugor.