Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hunter Biden përballet me hetime për “çështjet tatimore”

Washington, 9 dhjetor (Reuters) – Hunter Biden, i biri i presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka thënë të mërkurën se zyra e prokurorisë amerikanë në Delaware është duke i hetuar të dhënat e tija tatimore.

Duke i konfirmuar hetimet, Hunter Biden ka thënë se është duke e trajtuar rastin me “shumë seriozisht” por se është shprehur i bindur që “rishikimi objektiv” do të tregojë se të çështjet e tija tatimore janë menaxhuar “në mënyrë të ligjshme dhe adekuate”.

“Këtë rast e marr shumë seriozisht, por jam thellësisht i bindur se një rishikim profesional dhe objektiv i këtyre çështjeve do të demonstrojë se i kam menaxhuar në mënyrë ligjore dhe adekuate këto punë, duke përfshirë edhe përfitimet nga këshilltarët profesionistë tatimorë”, ka thënë Bideni nëpërmjet një njoftimi.

Ekipi transitor i presidentit të zgjedhur Biden dhe zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harris, ka bërë të ditur se fituesi demokrat i zgjedhjeve të sivjetme amerikane është “thellësisht krenar me të birin e tij”.

Në deklaratën e lëshuar thuhet se Hunter Biden “ka luftuar karshi sfidave të vështira, përfshirë sulmet e pandalshme personale gjatë muajve të fundit, vetëm për të dalë edhe më i fuqishëm”.

Artikuj të ngjashëm