Gjysma e amerikanëve kanë thënë se kanë pak ose aspak besim se Departamenti i Drejtësisë është duke hetuar drejt të birin e presidentit amerikan, Hunter Biden.
Në sondazhin e ri të “Associated Press” thuhet se një në tre amerikanë janë shumë të shqetësuar nëse presidenti Joe Biden ka shkelur ligjin në lidhje me marrëveshjet e biznesit të të birit.
Mirëpo procesi gjyqësor ndaj Hunter Biden ka shpërfaqur ndasitë e thella politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjashtëdhjetë e gjashtë për qind e republikanëve dhe vetëm 7 për qind e demokratëve – janë shumë të shqetësuar nëse presidenti ka shkelur ligjin, ndërkaq 26 për qind të tjerë janë shprehur disi të shqetësuar.
Sondazhi është realizuar në kohën kur kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, nisi hetimin për impeachment për ta lidhur presidentin me bizneset e të birit.
Një prokuror i posaçëm është angazhuar për të hetuar marrëveshjet e biznesit të Hunter Bidenit.
-
Pritet aktakuzë ndaj të birit të Bidenit
-
Republikanët thonë se prioriteti kryesor i tyre është ta hetojnë familjen Biden
-
Gjykatësi hedh poshtë çështjen e Hunter Bidenit për armë pas faljes presidenciale
-
Shtëpia e Bardhë mbron vendimin e Bidenit për djalin e tij: Hunter u veçua politikisht
-
Vendimi i Bidenit për të falur djalin e tij ndan demokratët