Qeveria hungareze ka hartuar projektligje të reja për t’i veshur me akuza për krim ata që ndihmojnë emigrantët e parregullt që kërkojnë azil.
Nëse ligji kalon në këtë formë, shkelje kriminale do të jetë printimi i broshurave me informacione për azilkërkuesit, ofrimi i ushqimit, apo ndonjë ndihme për ta, raporton BBC, përcjell KosovaPress.
Kushtetuta po ashtu do të ndryshohet në atë formë që të ndalojë çdo vend të BE-së që të transferojë azilkërkuesit në Hungari.
Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia janë duke kundërshtuar skemën e BE-së për t’i rilokalizuar 160 mijë refugjatë nga Siri për në kampet e emigrimit në Evropë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hungaria duket se është e vendosur për të luftuar në çdo mënyrë emigracionin.
-
BE-ja propozon lejimin e deportimit të azilkërkuesve në vendet e treta
-
BE-ja ndal qindra miliona euro nga fondet e destinuara për Hungarinë
-
Hungaria do t’i kërkojë BE-së rimbursim për fondet e shpenzuara për mbrojtjen e kufijve
-
Hungaria bën gati autobusët për t’i transportuar falas azilkërkuesit deri në Bruksel