Hungarisë i duhet kohë dhe po u kërkon partnerëve të Bashkimit Evropian që të tregohen “tolerantë”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë e këtij vendi, pasi dega ekzekutive e bllokut ka rekomanduar pezullimin e miliarda eurove në financim për shqetësimet rreth rrëshqitjes së demokracisë dhe keqmenaxhimit të mundshëm të parave të BE-së.
Ministria ka bërë të ditur se Hungaria ka propozuar 17 masa të cilat mundësojnë “korrigjimin e të gjitha shqetësimeve” të shprehura nga Komisioni Evropian. Komisioni i BE-së për buxhetin ka rekomanduar që 7.5 miliardë euro nga fondet e BE-së të Hungarisë të ngrihen.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, duhet kohë, edhe nëse ka procedura të përshpejtuara për miratimin e ligjeve dhe ndryshimin e legjislacioneve për shkak se duhet të ndërtohen institucione të reja, e për këtë duhet të punësohet edhe personal i ri. Ministria ka njoftuar se po pret që Hungaria të ketë kohë deri në mes të nëntorit për të treguar se është në rrugën e duhur.