Hungaria do t’i mbajë mbyllur kufijtë deri në fund të tetorit, në tentim për të frenuar përhapjen e koronavirusit, është njoftuar nga kabineti i kryeministrit Viktor Orban, transmeton agjencia Reuters.
Hungaria ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj më 1 shtator dhe hungarezët që kthehen në vendin e tyre nga vendet tjera duhet të futen në karantinë.
Hungaria ka regjistruar 27.309 raste me koronavirus dhe 781 të vdekur. Ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus në javët e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Hungaria do të prezantojë masa të reja kufizuese, pas rritjes së rasteve me koroanvirus
-
Hungaria ashpërson masat për ta frenuar përhapjen e koronavirusit
-
Nga sot Orban ndalon hyrjen e të huajve në Hungari
-
Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet jashtë BE-së
-
Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë